Për modelen amerikane dhe aktoren e serialit të famshëm “Baywatch”, Carmen Electra mosha është thjesht një shifër që ska rëndësi për të dukur bukur dhe për të qenë në formë.

“Ndihem shumë mirë sikur të jem 25”:- ka thënë 40 vjeçarja seksi.

carmen electra

Duke rikujtuar dhe njëherë vitet 90-të kur bukuroshja ka qenë pjesë e serialit “Baywatch” ajo ka pozuar përsëri me të njëjtën veshje, rrobe banjet e famshme të kuqe, për revistën e përjavshme amerikane “In Touch”.

Modelja ka treguar se vitet që kanë kaluar nuk i ka ndjerë fare pasi është shfaqur më seksi se kurrë, me një trup të tonifikuar dhe linja perfekte.

carmen electra

Sipas saj ajo ka ja dalë mbanë të ruajë linjat e saj trupore duke ndjekur me rigorozitet rregullat në të ushqyer të bazuar në proteina të dobishme për organizmin si dhe duke u marë me balet që në moshë të vogël.

Carmen ka befasuar me paraqitjen e saj të mrekullueshme edhe para pak ditësh në festën e këngëtarit Elton John, të organizuar gjatë ndarjes së çmimeve “Oscar”.

carmen electra

Veshur me një fustan të gjatë në ngjyrë të kuqe ajo ka arritur të tërheqë vëmendjen e të pranishmëve me bukurinë dhe freskinë e saj.

(b.t/shqiptarja.com)