Mbrojtësi me përvojë i Liverpulit, Xhejmi Karager e ka kritikuar paraqitjen e kombëtares angleze në Euro 2012. “Ne kemi vepruar si një skuadër e kategorisë së dytë kur luan me atë të Premier League.
Ky ishte dështim i futbollit anglez. Kufijtë e mundësive tona ishin aq të dukshme, lojtarët dhanë maksimumin , por kjo kurrë nuk është e mjaftueshme në garat e mëdha”, ka theksuar Karager, i cili ka propozuar një revolucion.
“Jemi të vetëdijshëm se cili është problemi ynë kryesor. Thjesht në aspektin taktik jemi inferiorë ndaj rivalëve të tjerë. Futbolli i klubeve është njëri nga më të mirët, por në nivelin e kombëtareve jemi shumë larg Brazilit, Argjentinës, Spanjës, Gjermanisë dhe Italisë" tha mbrojtësi.
"Na duhet ndryshime radikale, ndryshime në ideologjinë dhe mënyrën e punës dhe të stërvitjeve që nga grupmoshat e reja. Duhet ta ndjekim modelin gjerman. Kemi nevojë për të rrisim lojtarë të tillë si Mesut Ozil, Çavi, Roben dhe Kristiano Ronaldo”, ka shtuar Karager.(rb/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com