/ATSH/.- Gjykata Kushtetuese e Kosovës në bashkëpunim me programin e USAID-it ka organizuar seminarin me temë "SHBA-Kosovë: Referentët dhe këshilltarët juridik 'rolet dhe përgjegjësitë në gjykatat e tyre", ku u tha se në çdo kohë këshilltarët juridik mund të tregojnë njohuritë e tyre, dhe se rëndësi më të madhe në këtë gjë ka bashkëpunimi me njëri-tjetrin.
KosovaPress bënë të ditur se Ivan Cukalovic, zëvendëskryetar i Gjykatës Kushtetuese, tha se kjo temë ka të bëjë me marrëdhënien mes gjykatësve dhe këshilltarëve ligjor në secilin institucion dhe njerëzve që punojnë në Gjykatë, madje sipas tij, njerëzit që punojnë në gjykata janë njerëzit më të rëndësishëm në çdo shtet.
Ai u shpreh i kënaqur me ekipin e këshilltarëve ligjorë ndërsa tha se në Gjykatën Kushtetuese duhet të vendosen këshilltarë të mirë ligjorë.
"Unë personalisht jam i kënaqur me ekipin e këshilltarëve ligjor. Ekipi ka 12 këshilltar ligjor, nga të cilët 3 janë ndërkombëtarë, 1 nga Bosnja dhe 2 nga Holanda. 9 këshilltarët ligjorë vendas, 3 përfaqësojnë minoritetet dhe 6 përfaqësojnë shqiptarët", ka thënë ai.
Ndërsa, David Carter nga USAID, pohoi se sa i përket reputacionit në Amerikë dhe në botë, Kosova ka këshilltarë ligjor të shkëlqyer duke shtuar se Gjykata Kushtetuese e Kosovës është mjaft e bashkuar.
Carter tha se marrëdhëniet mes këshilltarëve ligjorë dhe gjykatësve janë vendimtare për brezat e së ardhmes.
/Shqiptarja.com