/ATSH-AFP/ - Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ashton Carter, vlerësoi sot në Madrid se sulmet ajrore të zhvilluara nga Rusia në Siri i përkojnë një "strategjie humbëse", duke e ftuar Rusinë që t'i japë proritet grupit Shteti Islamik (ISIS).
"Rusia përkeqësoi luftën civile duke vënë në rrezik parimin e një zgjidhjeje politike të konfliktit dhe ruajtjen e strukturës qeverisëse që ajo thotë se po e mbron", deklaroi shefi i Pentagonit gjatë një konference në Madrid, ku ai filloi të hënën një tur evropian.
"Ruaj shpresën se Vladimir Putini e kupton që duke afruar Rusinë në një anije që po mbytet është një strategji humbëse dhe se ai do të marrë vendimin që të përballet me kërcënimin që sjell grupi Shteti Islami më shumë se sa të vazhdojë me sulmet ajrore kundër opozitës së Assadit", shtoi ai gjatë kësaj konference të organizuar nga Qendra e Studimeve Strategjike dhe të Mbrotjes.
Për ditën e gjashtë radhazi, avionët rusë zhvilluan sot sulme ajrore duke shkatërruar pozicione të ISIS-it, sipas Moskës.
/Shqiptarja.com