CAS,Rusia përjashtohet
nga Lojërat Paraolimpike
Rusia nuk do të ketë mundësi të garojë në Lojërat Paraolimpike “Rio 2016”, që zhvillohen në Brazil më datat 7-18 gusht. Kjo është Olimpiada e personave me aftësi të kufizuara dhe Rusia nuk do të ketë mundësi të garojë, pasi është përjashtuar nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC).
Rusia nuk do të ketë mundësi të garojë në Lojërat Paraolimpike “Rio 2016”, që zhvillohen në Brazil më datat 7-18 gusht. Kjo është Olimpiada e personave me aftësi të kufizuara dhe Rusia nuk do të ketë mundësi të garojë, pasi është përjashtuar nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC).
Shkak është bërë dopingu që ka pushtuar sportin rus dhe ku viktimë kanë rënë edhe paraolimpikët. Edhe Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë (CAS) e ka hedhur poshtë kërkesën e apelimit që kishte bërë Komiteti Olimpik Rus, duke lënë kështu jashtë “Rio 2016” 267 sportistë paraolimpikë rusë.
Reagimi i Rusisë ka arritur deri në nivelin e kryeministrit, Dmitry Medvedev. Duke komentuar atë, ai e quajti 80 përqind një vendim politik dhe cinik për të gjithë atletët paralimikë të botës. “Bëhet fjalë për një vendim të përzier dhe të pështirë, ku 80 përqind arsyet janë politike dhe vetëm 20 përqind për shkak të dopingut. Ky është një vendim i rëndë, një goditje e madhe që i bëhet një shteti.
Nuk përjashtohen vetëm sportistët paraolimpikë rusë, por edhe ata botërore, pasi është një goditje e rëndë ndaj këtyre personave. Disa persona nuk na duan dhe kjo është një ditë e trishtueshme”, ka thënë kryeministri rus Medvedev pas vendimit të CAS. Rusia akuzon federatat ndërkombëtare sportive dhe gjykatat për ndjekjen e një strategjie kundër sportit rus.
Nëse në Lojërat olimpike “Rio 2016” që u mbyllën ditën e diel u përjashtua vetëm atletika ruse dhe disa sportistë nga disiplina të veçanta, në Lojërat Paraolimpike do të mungojë e gjithë Rusia. CAS i Lozanës ka bërë me dije se vendimi i marrë për të përjashtuar paraolimpikët rusë është i drejtë.
VendimiEdhe Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë (CAS) e ka hedhur poshtë kërkesën e apelimit që kishte bërë Komiteti Olimpik Rus, duke lënë kështu jashtë “Rio 2016” 267 sportistë paraolimpikë ruse
MedvedevReagimi i Rusisë ka arritur deri në nivelin e kryeministrit, Dmitry Medvedev. Duke komentuar atë, ai e quajti 80 përqind një vendim politik dhe cinik për të gjithë atletët paralimikë të botës
Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
44.7%
-
Gafë
50.6%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 4932
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spahiu: Berisha s’do koalicion opozitar sepse synon që të ngelet vetëm PD parti parlamentare
9 Janar, 22:47
-
VIDEO/ Lot dhe dhimbje, nuk ka fund makthi për Armando Brojën! Del nga fusha me barelë
9 Janar, 22:46
-
‘Frontline’/ Hoxha: PD në negociata me partitë e reja për t’u bashkuar në një front opozitar! Leka: Berisha po përgatit piramidën e alibive për humbjen
9 Janar, 22:34
-
Spahiu: Votuesit e PD dhe PS nuk ndikohen nga akuzat që SPAK bën për liderët e tyre politikë
9 Janar, 22:21
-
Miratohet ‘Paketa e Maleve’/ Kriteret për blerjen me 1 € të tokës shtetërore e investimi! 500 subjekte përjashtohen për 10 vite nga tatim-taksat
9 Janar, 22:19
-
Tiranë/ 69-vjeçari plagoset me mjet presës nga një 45-vjeçar, i moshuari goditi fillimisht me sende të forta
9 Janar, 22:05
-
Muça ironi: Organizatë kriminale është Dumani që heton Berishën, ndërsa ai që heton Veliajn është burrë i mirë
9 Janar, 22:01
-
‘Frontline’/ Elezi: Berisha patericë e Ramës, të dy sulmojnë SPAK! Kulluri: Prokuroria e Posaçme po kthen besimin te institucionet
9 Janar, 21:55
-
Me mjet luksoz me targa angleze, identifikohet i dashuri i vajzës që alarmoi policinë në 'Astir', blutë në kërkim të tij
9 Janar, 21:50
-
Zjarret në Kaliforni/ Investitori shqiptar me banim në Beverly Hills: Tension mes qytetarëve dhe shqetësim për përsëritjen e tyre
9 Janar, 21:38
-
Itali/ Sipërmarrësi shqiptar vritet me një plumb në vendin e punës, policia arreston bashkëatdhetarin si vrasës të dyshuar
9 Janar, 21:31
-
VKM/ Qeveria unifikon shpërblimet për Policinë e Shtetit, masa deri në 3 rroga! Tagrin e ka Proda, ja 8 kriteret se si përfitohet
9 Janar, 21:17