Portieri i ekipit të Realit të Madridit, Iker Casillas pritet që të qëndrojë për një periudhë kohe afro 6 javë jashtë pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen e kupës së Mbretit përballë ekipit të Valencias.

Casillas u largua në pjesën e parë të ndeshjes, pasi u dëmtua nga një ndërhyrje e shokut të ekipit, i cili e goditi me shkelm në dorën e majtë duke i shkaktuar një frakturë në gishtin e madh. Pas ndeshje portieri deklaroi se nuk e di akoma sa javë do të qëndrojë jashtë fushës, pasi nuk kanë dalë përgjigjet e analizave.

Ndërkohë që polemikat me Murinjon vazhdojnë në distancë. Casillas me Ramosin para ndeshjes me Valencian i kanë lëshuar një ultimatum presidenti Perez që të zgjedhë mes tyre dhe Murinjos në fund të edicionit. Nëse portugezi do të qëndrojë atëherë dyshja do të largohet për shkak të konflikteve të vazhdueshme mes tyre gjatë këtij edicioni.





Dylber Balla