“Vendimi im për momentin është të qëndroj te Real Madridi. Dua ta fitoj La Deciman. Çdo ditë ka spekulime, por unë jam lojtar i Real Madridit dhe i lumtur këtu.  

Është vendi ku gjithmonë kam qenë dhe dua të qëndroj këtu. Ndoshta pas 5-6 vitesh mund të mendoj largimin nga Reali” kjo është deklarata e Casillas pas spekulimeve që e lidhnin të ardhmen e tij në Premier League me një nga ekipet mes Arsenalit dhe Manchester City-t.

Casillas ka kontratë me klubin deri në verën e vitit 2017. Iker luan vetëm në Kupë dhe në Champions, teksa në La Liga nuk e ka bërë sefte, pasi kështu ka vendosur Anceloti duke preferuar Lopezin.

Ndërsa nga Anglia vjen një tjetër lajm i bujshëm, Suarez ka zgjatur kontratën me Liverpulin edhe për disa vite me një rritje prej 130 mijë Paund në javë.

Sulmuesi ka dhënë lajmin në Twitter, por nuk ka saktësuar se për sa vite e ka zgjatur kontratën. 27 vjecari është ndër më të kërkuarit në Evropë në repartin e sulmit.


d.b/shqiptarja.com