Casillas ka dalë me sukses nga operacioni pas dëmtimit në mesjavë ndaj Valencias ku ka thyer një kockë në dorën e majtë.
“Operacioni shkoi shumë mirë. Fragmentet e thyera të kockave janë ripozicionuar dhe dy vida janë futur për të mbajtur ato në vend.
Ai do të jetë jashtë fushave për 8-12 javë”, tha dr. Del Cerro pas kryerjes me sukses të operacionit.
Casillas do të duhet të rikthehet përsëri në spital ditën e shtunë për të kontrolluar gjëndjen e tij.
“Ai ishte në formë shumë më të mirë sesa e prisja. Ai ka për të ardhur në spital ditën e shtunë. Ai është në rregull.
Ne do të vazhdojmë shumë gradualisht terapinë për t'u siguruar që nuk do të ketë efekte pas kësaj dhe ai do të jetë në gjendje të shërohet plotësisht.
Vidat do të lihen brenda në kockë. Ato janë 17 milimetra të gjata dhe 2 milimetra të gjera”, tha dr. Del Cerro.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com