Portieri i Spanjës, Iker Kasilas ka paralajmëruar shokët e tij të kombëtares se nuk do të kenë detyrë aspak të lehtë kundër francezëve në ndeshjen çerekfinale, që zhvillohet, të shtunën.

“Franca është një skuadër shumë e mirë dhe sigurisht që ne do të duhet të luajmë në nivelin tonë më të mirë për t’u kualifikuar në gjysmëfinale”, ka thënë Kasijas. “Kjo do të jetë gjithçka tjetër, por jo një shëtitje deri në gjysmëfinale”. Portugalia është gjysmëfinalistja e parë në Euro 2012 dhe atje do të përballet pikërisht me fituesin e sfidës Spanjë-Francë.(rb/shqiptarja.com)