“Murinjo është trajneri më i mirë në botë, por këtë edicion është çmendur”. Kjo është deklarata e kapitenit legjendar të ekipit të Realit të Madridit Iker Casillas pas raporteve shumë të vështira me trajnerin Jose Murinjo.

Portugezi këtë edicion ka ngjallur shumë polemika me drejtuesit e ekipit dhe futbollistët me lëvizjet që ka bërë në formacionin e parë, por jo vetë, pasi edhe në ekipin e dytë të madrilenëve ka vendosur diktatin. Kjo situatë është e papranueshme për Casillas dhe Sergio Ramos, të cilët I kanë dërguar një ultimatum presidentit të ekipit Florentino Perez.

“Në Madrid nuk ka vend për të dy palët, ose ne ose Murinjo”, kështu janë shprehur dy futbollistët në një takim me presidentin gjatë një takimi ku është vendosur edhe çmimi i premios nëse Reali do të fitojë Champions Leaguen e 10-të. Vendimi për të zgjedhur i mbetet presidentit, i cili ka një detyre shumë të vështirë, pasi nëse do të rinovoj me Murinjon do të largohen Cassilas dhe Ramos.

Aktualisht Reali i Madridit renditet shumë poshtë nga vendi i parë në kampionatin spanjoll të futbollit, saktësisht 15 pikë larg vendit të parë që mbahet nga Barcelona. Ndërsa në kupën e mbretit ka kaluar në raundin e gjysmëfinales pasi mundi ekipin e Valencias pas dy ndeshjeve me rezultatin 3-1. Situata është e vështirë edhe në Champiosn League, aty ku Realin e pret Manchester United.




Dylber Balla