Portieri i ekipit të Realit të Madridit Iker Casillas ka folur për herë të parë për mediat pas vendimit të trajnerit Murinjo për ta ulur në stolin e rezervave në ndeshjen me Malagan. Gardiani i portës ka deklaruar se vendimi i portugezit nuk është justifikuar.

“Trajneri vendos se kush luan dhe kush luan. Mourinho nuk më tha asgjë, ai nuk sqaroi asgjë. Ai nuk më jep sqarime kur luaj, kështu që nuk më jep sqarime as kur nuk luaj. Kolegët e mi të gjithë më kanë thënë përkrahje.

Rezultatet nuk kanë qenë aq të favorshme për ne, kështu që duhet t’ia dalim që të kalojmë këtë periudhë. Unë duhet të stërvitem më shumë për të mposhtur konkurrencën e Adan” përfundon kampioni i Botës dhe Evropës në fuqi.

(d.b/shqiptarja.com)