Humbja e Interit me Fiorentinën ka sjellë një klimë të tensionuar në kampin zikaltër. Tanimë edhe ish-sulmuesi i kombëtares së Italisë dhe disa klubeve të njohura në Europë, Antonio Cassano ka kërkuar që trajneri Simone Inzaghi të shkarkohet nga klubi, pasi situata është katastrofë.
"Është një fatkeqësi, katastrofë, një fatkeqësi totale. Është e vërtetë që Interi nuk e meritonte të humbiste duke pasur parasysh shanset që krijoi, por për sa i përket dukjes si një ekip që në fakt kishte një plan, Fiorentina dukej si ekipi më i organizuar nga fillimi në fund", tha fillimisht Cassano.
Më pas ish-sulmuesi u ndal edhe forma e dobët, duke kërkuar shkarkimin e Inzaghit.
“Unë e kam thënë për një kohë të gjatë, nëse skuadra do të ndërmarrë hapin tjetër, ky trajner duhet të shkarkohet. Nuk e di se kur do të ndodhë, tani të gjithë presim të shohim se çfarë do të ndodhë në Ligën e Kampionëve, por për momentin ai nuk është një trajner me një jetë të gjatë në Milano", tha ish-sulmuesi i Italisë.