Sulmuesi Antonio Cassano gjatë prezantimit në ekipin e Interit nuk ka harruar të thumbojë edhe ish – ekipin e tij, Milanin dhe drejtuesit. Sipas barezit, me largimin e Silvës dhe Ibrahimovicit e ardhmja dhe objektivat ishin të qartë. Sakaq, sipas Cassanos trajneri Alegri nuk dëgjohej aspak në kampin kuqezi, ndërsa Galiani nuk ka mbajtur premtimet.

“Askush nuk mund të tallej me mua te Milani, duke parë situatën pas largimit të Ibrës dhe Silvës drejt PSG vendosa të largohem, pasi kuptova gjithcka. Te Milani nuk isha zgjedhja e parë ose e dytë, prandaj pranova të vishja fanellën e Interit. Jam i lumtur që ndodhem këtu dhe për këtë falenderoj presidentin Moratti, i cili është interesuar shumë vite më parë për mua” përfundon Cassano.

(d.b/shqiptarja.com)