/ATSH-AFP/ - Presidenti kubanez, Raul Castro kërkoi sot heqjen e embargos amerikane kundër vendit të tij dhe një vendim të shpejtë nga ana e Uashingtonit përsa i përket heqjes së Kubës nga lista amerikane e vendeve që mbështesin terrorizmin.
Gjatë një fjalimi në samitin e Amerikave në Panama, Castro theksoi se çështja e embargos së vendosur që prej vitit 1962 duhet të zgjidhet dhe nënvizoi se do të ishte një hap pozitiv një vendim i shpejtë nga SHBA-ja për heqjen e Kubës nga lista e shteteve që mbështesin terrorizmin.
Presidenti kubanez, Raul Castro e cilësoi gjithashtu presidentin amerikan, Barack Obama si njeri të ndershëm gjatë samitit historik të Amerikave para se të përqendrohen në afrimin mes dy vendeve pas më shumë se një gjysmë shekulli konflikt.
"Presidenti Obama është një njeri i ndershëm", theksoi Castro gjatë samitit në Panama pak para një takimi të parashikuar mes dy krerëve, i pari mes presidentëve të dy vendeve që prej vitit 1956.
/Shqiptarja.com