BERAT - Fondet e akorduara për azilet e të moshuarave përfundojnë në xhepat e administratorëve, ndërsa kujdesi në këto insitucione karshi të moshuarve lë për të dëshiruar.
Akuzat ngrihen nga Kreu i Shoqatës Kombëtare te Azileve, Baftjar Caushaj, i cili zhvilloi një vizitë në azilin e të moshuarve në Poliçan, ndërsa nuk u kursye që për kameran e televizionit A1 Report të denoncojë një sërë shkeljesh.
Vitet e fundit ishte akorduar një fond prej 1 miliard lekesh për shtëpinë e të moshuarve në Poliçian, por sipas Caushajt këto para përfunduan në xhepat e administratorve.
“Kam bërë kallzim penal, edhe kryeprokurorit Llalla dhe Prokurorisë së Tiranës, Fierit, Beratit. Ata i kanë mbyllur edhe kanë vjedhur paratë, kanë vjedhur është fakt pavarësisht se ata e kanë mbuluar, ato qëndrejnë akoma të pazgjidhura”, tha Caushaj.
Caushaj ndalet edhe tek problemet që përballen cdo ditë moshuarit në azile, ku kryesore mbetet sjellja e punonjësve, ndërsa nuk mungojnë rastet kur kjo kategori bie prej e grabitjeve edhe brenda në azil.
“Qendra vidhet çdo ditë me çanta në krahë nga personeli, ushqiminpranohetpropozimi që të ndryshojë pjesa e të moshuarve që e kanë katandisur në pikë të hallit, ushqimi na vjen shumë i dobët qëllimisht për t'u sëmurë, edhe na vdesin shumë të moshuar nga keqtrajtimi. Të marrin masa për të gjitha këto shtëpi, ti inspektojnë dhe kontrollojnë”, thotë Kreu i Shoqatës Kombëtare te Azileve, Baftjar Caushaj
Ferdinand Caushaj pohon se këto raste abuzive i ka denoncuar edhe pranë instancave përkatëse dhe pret të prokuroria të vihet në lëvizje.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO