Gazetari Rezear Xhaxhiu tregon jetën e tij dhe fillimet e rinisë diplomatike. Përballë Eljan Taninit në emisionin Esencë në Report Tv, Xhaxhiu iu përgjigj pyetjeve edhe me një lloji nostalgjie. Jeta e një diplomati të ri nga Shqpëria komuniste ishte kjo në Rumaninë e vitit 1987:

Rezear Xhaxhiu: -Ishte eksperiencë e bukur diplomacia. Lënda e shtrimit të tavolinës, sihte lënda më e bukur me rregulla që nga Luigji i 14. Në ambasadë duhet të shkoja patjetër me gruan. Gratë e ambasadës bënin një jetë të mallkuar. Ne ishim me fat që jetonim jashtë ambasadës. 14 familje në ambasadë. Ishte rreptësisht e ndaluar që gratë tona të dilnin vetëm. Gruaja në ambasadë ishte e burgosur. Kur nusja ime doli një ditë, u bë nami, e panë gratë e ambasadës. Të flisje në telefon me familjen ishte kalvar i gjatë. Në dyqanet rumune gjeje vetëm marmalatë dhe turshi. Deri në fund të viteve 70 Rumania notonte në pasuri. Nikolai Çaushesku kishte shumë borxhe. Rumania ishte gur dominoje i parafundit, të fundit ishim ne nga rënia e komunizmit. 3 orë e gjysmë zinte në ekran vetëm Çaushesku

Eljan Tanini: -A e keni takuar Çausheskun? Po Elenën? Çfarë pune keni bërë në ambasadë?

Rezear Xhaxhiu: -Kur e takuam  Çausheskun folëm për gjëra të përgjithshme dhe forcimin e lidhjeve politike. Elena ishte një Lady Makbeth që bënte ligjin. Çaushesku kishte fytyrën e atij që vinte nga asgjë. Në ambasadë unë kam qenë sekretar për shtypin dhe kulturën. Me punonjësit e tjerë të ambasadave nuk duhet të flisje më shumë seç duhet. Amerika, Rusia, Izraeli ishin  jo të dëshiruara për ne. Psh, kur rusi vinte të na takonte bënim veprime të tjera. Koreano veriori kishte po atë problem si ne. Amerikani më tha se ne nuk jemi më xhandarët ndërkombëtarë.

Rezear Xhaxhiu: Si e jetova vrasjen e Çausheskut dhe të Elenës

15 Dhjetor, Timișoara vlon nga ngjarjet me vrasje. Ajo acaroi popullin. Elena Çaushesku tha se kufomat duheshin ngulur në hunj. Ndërkohë Bukureshti ziente nga mllefi. Unë isha atje ditën e fjalimit, isha në shesh. Nga fundi i turmës dikush thirri "Poshtë Çaushesku". Më pas Çaushesku kërkon të ndërhyjë ushtria dhe sigurimi (securitate). Pati luftime nga sigurimi rumun me popullin. Rumunët e fituan lirinë, por kjo pati kosto

Ishin ditë të rëndësishme për historinë e popullit rumun.

Eljan Tanini: -Si ndodhi, si u bë kapja e tij? Ku e kapën? Dhe cila është lidhja me Ambasadën Shqiptare në Bukuresht? A kishte ambasada jonë armë?

Rezear Xhaxhiu: -Çaushesku u kap me të shoqen në një blind, po shkonte të merrte avionin. Çaushesku u kap nga një kontroll rutinë. Çifti u çua në Tërgovisht, aty u bë gjyqi ushtarak . Vendimi u dha po aty, ata vdiqën menjëherë. Televizioni jepte çdo gjë. Elena u ulet në gjunjë ushtarëve. Çausheskun nisi të kërkohet pas vdekjes. Ishin ditë vibrante. Na vjen urdhëri të shkojmë të gjithë në ambasadë. U hap lajmi se Çaushesku dhe Elena ishin fshehur në ambasadën shqiptare.  Arka e municioneve kishte kohë pa u hapur, që nga vitet 50. Ambasadori më tha merre armën e ndryshkur se të jep besim. Kishim dhomën e zezë si arkivol. Aty çonim mesazhe të koduara dhe telegrame. Na erdhi lajmi "Shokë shtrëngoni radhët, Shqipëria bedena e fundit e komunizmit. Në ato çaste dogjëm menjëherë arkivin e ambasadës. Kujtesa e ambasadës u dogj në ambasadë. Armët ranë edhe në duart e adoleshentëve, një ditë na kontrolluan. Njëri më tha tani është radha juaj. Në Bukuresht asnjë dyqan nuk u thye, pati një lloji frike. Ne rumunët na shikonin si një vend i lindjes.