Çaushi: Ikonave të Gjergji Thimios
u janë bërë dëme të pallogaritshmeJa si i trajtoi ministria ikonat / FOTO

Çaushi: Ikonave të Gjergji Thimios<br />u janë bërë dëme të pallogaritshmeJa si i trajtoi ministria ikonat / FOTO
TIRANE- Edlira Çaushi është një nga restauratorët më të njohura në vend. Duart e saj prej eksperteje kanë rivitalizuar me dhjetëra vepra të njohura të trashëgimisë kombëtare. Së bashku me kolegë të tjerë ajo ka restauruar piktura e afreske të njohura si pikturat e Hajatit të katedrales së Shën Mërisë dhe piktura murale e kishës së Shën Thanasit në Voskopojë. Ka restauruar pikturën murale të kishës së Shën Mërisë Ristozit, në Mborje; pikturën murale të kishës së Shën Kollit Berat; pikturën murale të kishës së Ungjillizimit, Kozare. Të tjera restaurime ka bërë edhe në kishën e Shëlbuemit Rubik, etj, si dhe vepra të tjera të pikturave në dru si: shpërfytyrimi​ i David Selenicës, portat e bukura te ikonostasit të Kishës së Shën Mërisë, Elbasan, Shën Athanasi, vepër e piktorit Mihal Anagnosti etj. 

Kështu Edlira Caushi di të bëj ç’do detaj për to, dhe duke rikuperuar tërë jetën dëmet mbi veprat e trashëgimisë (ca të bëra nga koha, e ca nga papërgjegjshmëria e shtetit) asaj do t’i dhimbsej edhe gërvishtja me një majë thoi. Lajmin e transportit me furgona të ikonave të koleksionit të sekuestruara të Gjergj Thimjos, dhe jo vetëm të tijat, nga Galeria Kombëtare në Muzeun Kombëtar, nuk e mësoi menjëherë. E mësoi vetëm kur pa lajmet televizive dhe menjëherë i ka shkuar mendja sesi do të kenë përfunduar  pjesa më e madhe e veprave, në të cilat janë të pikturuara figura shenjtorësh me motive floreale, e miniatura të holla të realizuara me fletë ari të aplikuar plot delikatesë. E për restauratoren që ashtu si të gjithë kolegët e saj të speciliazuar, që e kanë pyetur sesi duhej të trasportohen ikonat, kjo mënyrë trasporti ka shkaktuar dëme të pallogaritshme.
 
Zonja Çaushi, pyetjen e parë po e nisim me një histori retrospektive, "me betejën" tuaj dhe të kolegëve si restauratorë të pikturës së "Onufrit" të kishës së Elbasanit, që u shkatërrua nga vandalët në janar të 2013-s. Sa ju kushtoi ju dhe shtetit ky shkatërrim i artefakteve të trashëgimisë?
 -Shkatërrimi i pikturës murale të kishës Shën Premte në Valësh, është pa dyshim një nga humbjet më të mëdha të veprave të artit, pjesë me rëndësi e trashëgimisë sonë materiale. Ky akt vandalizmi, mund të konsiderohet një nga më të dhunshmit dhe shkatëruesit, ushtruar në një nga tre veprat e realizuara prej mjeshtit të madh te shekullit XVI, Onufrit. Ndryshe nga ikonat dhe baldakinët të realizuara nga mjeshtri i madh, numri i të cilave është i konsiderueshëm, përkundrazi numri i afreskave që ndodhen në territorin tonë është i limituar.  Përveç kishës në fjalë, pikturuar në 1554, dorën e tij e gjejmë në afreskun e Kishës së Shën Todrit në Kalanë e Beratit (me një Shën Mëria Platitera të fragmentuar) dhe në kishën e Shën Kollit Shelcan, në malësinë e Shpatit. Tek muret e Shën Premtes ai lë shkrimin e vet: “…. më përmend dhe mua mëkatarin Onufër, prift, piktor dhe protopapë të Neokastrës”.
 


Redaksia Online
(e.m/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin