Cavani refuzon paratë e Manchester United, klubi i La Liga-s ofertë për uruguainin

Cavani refuzon paratë e Manchester United, klubi i La Liga-s ofertë për uruguainin

Edinson Cavani ka refuzuar një kontratë të majme të ofruar nga Manchester United. Sulmuesi uruguain ishte futur në listën e dëshirave të ‘djajve’, të cilët kërkojnë të përforcohen me një sulmues, por futbollisti pavarësisht se kërkon ta largohet sipas ‘Foot Mercato’ duket se i pëlqen një tjetër destinacion.

Bëhet fjalë për Atletico Madrid, skuadrën që sipas gazetës spanjolle ‘AS’ ka bërë edhe një ofertë prej 10 mln eurosh, por që është refuzuar nga Paris SG. Cavani-t i kanë mbetur edhe 5 muaj kontratë me klubin francez, por ajo që ka më shumë rëndësi se kjo është se ai ka mbetur në stol që pas afrimit të Iacrdi-t.

Sipas Paris SG 32-vjeçari vijon të mbetet i dëmtuar, por dyshimet janë të shumta se pas kësaj fshihet një tjetër e vërtetë.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Pakistan/ 82 njerëz të vrarë në 3 ditë si pasojë e dhunës sektariane

Pakistan/ 82 njerëz të vrarë në 3 ditë si pasojë e dhunës sektariane