/ATSH-AFP/ -  Ministrat e Brendshëm të BE-së zhvilluan sot një takim për përforcimin e masave kundër terrorizmit.

"Vendet evropiane do të forcojnë kontrollet në kufijtë e Shengenit për personat që do të hyjnë dhe do të ketë një shkëmbim informacioni për udhëtarët nëpërmjet vendeve. Do të përforcohen gjithashtu rregullat për armëmbajtjen dhe internetin, pasi ky i fundit po radikalizon të rinjtë", theksoi Ministri i Brendshmëm francez, Bernard Cazeneuve
"Do të merren gjithashtu masa dhe përkujdesje ndaj atyre të rinjve që bien pre e propagandës së urrejtjes", shtoi ai.

Cazeneuve falenderoi gjithë vendet europiane për solidaritetin e shprehur ndaj Francës.

Parisi është sot kryeqyteti i botës, theksoi presidenti francez François Hollande për anëtarët e qeverisë të mbledhur në Elyse para se të nisej për të marrë pjesë në marshimin republikan kundër terrorizmit në të cilin priten qindra mijëra persona dhe dhjetëra drejtues botërorë, theksoi presidenca.