Kryendeshja e javës së tretë në kampionatin anglez Liverpul - Arsenal ka rezevruar spektakël dhe mjaft emocione në stadiumin "Anfilld". Pritshmëritë për një barazim apo fitore të vendasve nuk janë realizuar, pasi topçinjtë e Londrës ka vendosur diktatin duke realizuar një fitore bindëse. Këto ishin edhe tre pikët e para për ekipin e drejtuar nga trajneri Arsen Venger, ndërsa "The Reds" vazhdon të zhytet në fundin e rënditjes me vetëm një pikë të grumbulluar në tre ndeshjet e para të Premier Legues. Ndeshja ka nisur me ritëm nga të dyja ekipet, teksa Arsenali nuk e ka ndjerë aspak mungesën e sulmuesit Robin van Persi që u transferua te Manchester United.

Dy blerjet e verës nga topçinjtë, Podolski dhe Cazorla kanë bërë diferencën në fushë duke shënuar dy gola. Fillimisht ka qënë sulmuesi Lukas Podolski që ka kaluar në epërsi miqtë në minutën e 31' të pjesës së parë pas një kundërsulmi të shpejtë të Sandi Cazorlës. Gjermani nuk e ka shumë të vështirë që të mposhtë portierin Reina dhe të dërgojë sferën në rrjetë. Me këtë rezultat do të mbyllej edhe fraksioni i parë i ndeshjes. Në pjesën e dytë është përsëri dyshja Cazorla - Podolski protagoniste, por këtë herë me spanjollin që shënon një tjetër gol të bukur duke mposhtur me një gjuajtje të fuqishme shokun e ekipit në kombëtare për herë të dytë. Golat gjunjëzojnë vendasit që dorëzohen përpara furisë së topçinjëve. Manchestër United ka fituar me rezultatin 3-2 me Sauthemptonon me tre gola të Robin van Persit, pavarësisht se e ka veten dy herë në disavantazh. Hollandezi ka shpërthyer fuqishëm edhe me një penallti të humbur.

(d.b/shqiptarja.com)