Ç'donte Sinan Hoxha në dollap
me Anxhela Peristerin?Ja arsyeja

Ç'donte Sinan Hoxha në dollap<br />me Anxhela Peristerin?Ja arsyeja<br>
Këngëtarja e njohur, Anxhela Peristeri, ka bërë një deklaratë të papritur lidhur me kolegun e saj, Sinan Hoxha. E ftuar në emisionin e Roza Latit, këngëtarja rrëfeu një skenë tepër komike, ku protagonist ishte dhe Sinan Hoxha.

Peristeri dhe Hoxha janë miq me njëri-tjetrin prej kohësh, ndërsa në një moment ata janë shfaqur së bashku brenda një dollapi. Kjo ka ngritur dyshime, pas videos së publikuar nga vetë këngëtarët ‘Live’ në Instagram, ndërsa Roza Lati ka kërkuar një sqarim për këtë situatë nga fituesja e ‘Kënga Magjike’, Anxhela Peristeri.

“E gjetëm dollapin bosh dhe hymë. Faktikisht në Amerikë nuk lejohet duhani, askund në ambientet e brendshme. Jashtë ishte -17 gradë celcius. Kështu që ne të dy gjetëm një dollap që ishte i hapur lart në tavan dhe hymë atje e pimë një cigare aty”, tha Anxhela.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Liga e Kombeve/ Deschamps lë jashtë Francës sulmuesin Kylian Mbappe

Liga e Kombeve/ Deschamps lë jashtë Francës sulmuesin Kylian Mbappe