Ç'lidhje ekziston mes Adele dhe
të pasmeve të Kim Kardashian?!

Ç'lidhje ekziston mes Adele dhe<br />të pasmeve të Kim Kardashian?!
Në një intervistë të zhvilluar së fundmi me 'etalk', Adele foli për albumin e saj '25', që do të publikohet më datë 25 nëntor dhe pak a shumë të gjithë po vdesin ta kenë një kopje në duart e tyre. "25" flet për veten time, si e bëj veten të ndihem, ashtu si një i dashur i keq mund të të bëjë të ndihesh.

Këto këngë janë për mua, për miqtë e mi, për fëmijërinë dhe gjëra të tilla." Adele diskutoi edhe suksesin e hitit 'hello' dhe mënyrën se si dominoi industrinë e muzikës . Eshtë e para këngë që ka shitur 1 milion shkarkime në internet brenda një jave dhe shënoi një rekord klikimesh në VEVO, më shumë se 27 milion klikime ditën e parë të publikimit.

Ajo është e vetëdijshme se kënga e saj ka thyer rekorde dhe është e lumtur që është bërë pjesë e përpjekjeve për të 'thyer internetin', ashtu si të pasmet e Kim Kardashian.  "Bëra një Kim Kardashian", tha Adele në intervistë. "Falë Zotit nuk ishte me të pasmet e mia. Do ta kisha thyer vërtetë internetin nëse do të ishte ashtu".
adele
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ministri i Financave mbledh këshillin tatimor: Në fokus goditja e nëndeklarimit të pagave! Me inteligjencë artificiale do të godasim evazionin

Ministri i Financave mbledh këshillin tatimor: Në fokus goditja e nëndeklarimit të pagave! Me inteligjencë artificiale do të godasim evazionin