Çaji i gjelbër mbron
nga kanceri

Çaji i gjelbër mbron<br />nga kanceri
TIRANE - Femrat më të moshuara që pinë rregullisht çaj të gjelbër kanë rrezik më të vogël nga krijimi i kancerit të zorrës së trashë, stomakut dhe fytit, në dallim nga femrat që nuk pinë çaj.

Në hulumtim kanë marrë pjesë 69.000 kineze, shëndetin e të cilave shkencëtarët e kanë ndjekur në një periudhë prej 10 vitesh.

Ato që kanë pirë çaj të gjelbër 3 herë në javë kanë pasur 14 për qind rrezik më të vogël për të pasur kancer të sistemit tretës, veçanërisht kancer të zorrës së trashë, stomakut ose vezoreve.

Në hulumtim më shumë se 19.000 femra kanë pirë çaj të gjelbër të paktën 3 herë në javë. Femrat të cilat kanë pirë çdo ditë çaj kanë pasur 27 për qind rrezik më të vogël për të krijuar cilindo lloj të kancerit të sistemit tretës, ndërsa 29 për qind rrezik më të vogël nga krijimi i kancerit të zorrës së trashë.

Asnjë femër nuk ka konsumuar duhan apo alkool çdo ditë, ndërsa shkencëtarët kanë mbledhur të dhënat për shprehitë e tyre ushqyese, shprehitë e ushtrimeve, peshën trupore dhe gjendjen e përgjithshme shëndetësore.

Pavarësisht nga të gjithë këta faktorë, çaji i gjelbër ka luajtur rol të rëndësishëm në reduktimin e rrezikut nga shfaqja e kancerit. Nëse planifikoni konsumimin e përditshëm të çajit të gjelbër, këshillohuni me mjekun tuaj.

Çaji i gjelbër përmban kafeinë, e cila mund t’i dëmtojë disa persona. Po ashtu përmban vitaminën K, e cila reagon me ilaçet për parandalimin e mpiksjeve të gjakut.

Pasi që një numër i madh i njerëzve konsumon ilaçe të ndryshme, është e nevojshme të kërkohet ndihma e ekspertëve para adoptimit të shprehive të reja.

Shkencëtarët theksojnë që këto rezultate janë vetëm paraprake dhe se është e nevojshme të kryhet vlerësimi i ekspertëve të jashtëm për të qenë të sigurt në saktësinë e rezultateve.

Shkrimi u botua në Suplementin Shëndeti në gazetën Shqiptarja.com (print) 02.05.2013

Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK