Çaji jeshil ndihmon në
përmirësimin e kujtesës

Çaji jeshil ndihmon në<br />përmirësimin e kujtesës
ZVICER- Çaji i gjelbër përmirëson kujtesën dhe të bën më të zgjuar, ky është rezultati i një studimi të kryer nga Universiteti i Bazelit.
 
Shkencëtarët pohojnë se çaji jeshil rrit disa funksione njohëse të trurit dhe gjithashtu ai ndihmon për të trajtuar persona me çrregullime mendore dhe probleme të tjera psikiatrike.
 
“Ekstrakti i çajit jeshil rrit efektivitetin e trurit”, tregojnë studiuesit.
 
Hulumtuesit e studimit thonë se ka përmirësime të dukshme të kujtesës pasi njeriu pinë një filxhan çaj jeshil.
 
Studiuesit sugjerojnë që para se të filloni të kryeni një detyrë, pini një filxhan çaj jeshil pasi kjo rrit aktivitetin e trurit dhe do të jeni më produktiv në punë. 

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

7 arsye pse i ndjeni këmbët e rënduara dhe si ta lehtësoni gjendjen

7 arsye pse i ndjeni këmbët e rënduara dhe si ta lehtësoni gjendjen