Çaji magjepsës! Sjell lumturi për
shpirtin e mendjen,si përgatitet
Është koha perfekte për ta shijuar. Një çaj fantastik me aromë ndjellëse për shijen, humorin e mirë e mbi të gjitha energjinë pozitive që çliron në të gjithë trupin, mendjen dhe shpirtin. Me përbërës që gjenden lehtë në kuzhinë, me erëza fantastike dhe një kombinim perfekt i disa prej produkteve të mrekullueshme të natyrës.
Është koha perfekte për ta shijuar. Një çaj fantastik me aromë ndjellëse për shijen, humorin e mirë e mbi të gjitha energjinë pozitive që çliron në të gjithë trupin, mendjen dhe shpirtin. Me përbërës që gjenden lehtë në kuzhinë, me erëza fantastike dhe një kombinim perfekt i disa prej produkteve të mrekullueshme të natyrës.
Një filxhan çaj magjepsës që qetëson të gjithë muskujt, shtendos nervat dhe sjell qetësinë në mendje e shpirt. Është pikërisht magjik nga kombinimi perfekt i erëzave më të mira në shije dhe aromë, si xhenxhefili, kanella dhe karafili, të përzjera me shijen unike të kakaos e qumështit dhe ëmbëlsuar me mjaltë.
Ideal për t’u përgatitur gjatë mbrëmjeve për një gjumë të qetë dhe relaksues gjatë natës. Por sigurisht, ky çaj mund të përgatitet dhe konsumohet në çdo kohë të ditës, madje edhe për mëngjes. Shoqërohet në mënyrë fantastike me biskota të ndryshme por edhe ëmbëlsira të lehta gjithashtu. AgroWeb.org u sugjeron më poshtë përgatitjen e këtij çaji unik krejt lehtë në shtëpi.
Çaji i Lumturisë Krejt Lehtë në Shtëpi
Përbërësit
(Përbërësit më poshtë janë për dy filxhanë çaji)
1 gotë e gjysmë qumësht
Gjysmë gote ujë
3 lugë të vogla kakao
Një degë çaj mali
4 feta të holla xhenxhefil
5 karafila
Pak kanellë
2-3 lugë të vogla sheqer ose mjaltë
Përgatitja e Çajit
Në një tenxhere të vogël ngrohni qumështin dhe ujin në nxehtësi të ulët derisa të ngrohet. Bëni kujdes që të mos e ngrohni në nxehtësi të lartë. Sapo të ngrohet shtoni pluhurin e kakaos derisa të tretet tërësisht.
Më pas shtoni, çajin e malit, xhenxhefilin, karafilat, kanellën dhe lërini të marrin një valë për maksimumi 10 minuta. Largojeni nga zjarri dhe shtoni dy lugë sheqeri ose mjaltë sipas preferencës. Nëse preferoni edhe më shumë aromë ndjellëse mund të shtoni edhe pak vanilje. Çajin e përgatitur hidheni në filxhan dhe pijeni ngadalë sa është i ngrohtë./AgroWeb
d.c./shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?
-
Po
92%
-
Jo
4.9%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 1102
Lajme të tjera
-
Dyshohet tradhtia e dhuna shtynë gruan me fëmijët drejt hedhjes në Bunë, çfarë postonte në rrjetet sociale Erdgys Arrazi
6 Maj, 13:25
-
Përshtati lokalin për vendosjen e lojërave të fatit, vihet në hetim 23-vjeçari në Malësi të Madhe
6 Maj, 13:07
-
Bllokohen 30.000 euro të padeklaruara në portin e Vlorës, u gjetën në kroskotin e Toyotës
6 Maj, 13:06
-
Plot mundësi kjo javë! Ja ku duhet përqendruar fokusi sipas Jorgo Pullës / Horokopi javor 6-12 maj
6 Maj, 13:05
-
Bes Kallaku publikon këngën e re! Fansat mendojnë se është një dedikim për Xhensilën
6 Maj, 13:03
-
Elbasan/ Në gjendje të dehur theu xhamin e dritares me grusht, ndërron jetë në spital 27 vjeçari
6 Maj, 13:01
-
‘Alma merrte ilaçe, kishin debate', familjarët e Ergys Arrazit të shokuar: S'e imagjinonim se mund të hidhej me fëmijët në lumë! Nuk i ka keqtrajtuar
6 Maj, 12:47
-
Gjeti trupin e 9-vjeçares në lumin Bunë, peshkatari: Në fillim mendova se ishte kukull, u shokova kur pashë vajzën
6 Maj, 12:46
-
VIDEO/ Festë për ngjitjen në Pogradec, kapiteni e mbyll 40 vjeç! Valbona bën historinë, tifozët e futbollistë kërcejnë me tupana
6 Maj, 12:37
-
Durrës/ Ushtronin prostitucion në një pallat, në hetim 4 persona
6 Maj, 12:25
-
U dhunua nga policët në SHBA për 13 minuta, studenti italian bërtet dhe qan nga dhimbja! Nëna: Djali ka tentuar të vetëvritet 4 herë (VIDEO)
6 Maj, 12:25
-
Java e Europës, në Gjirokastër panair, muzikë e filma nga BE! Dita e Luleve, festime në Shkodër me muzikën e filmave! Te ‘Zeta’ Mukades Çanga!
6 Maj, 12:23