Çanit i hiqet sërish patenta, përplas
makinën e një ambasade dhe largohet 

Çanit i hiqet sërish patenta, përplas<br />makinën e një ambasade dhe largohet 
Problemet me qarkullimin rrugor duket se nuk kanë të mbaruar për gazetarin Arian Çani.

Gjatë mbrëmjes së djeshme mësohet nga burime për A1 Report dhe Shqiptarja.com, se gazetari ka përplasur makinën e tij të tipit "BMW", duke shkaktuar dëme materiale një automjeti  të një selie diplomatike.

Çani është larguar nga vendngjarja duke kundërshtuar kështu urdhërin për ndalim nga  forcat e policisë rrugore.

Më pas ai është ndaluar nga një patrullë e policisë së Tiranës, për tu drejtuar në komisariat ku kanë nisur menjëherë proçedurat për heqjen e lejes së tij të drejtimit.  

Disa kohë më parë gazetarit dhe prezantuesit Çani i është hequr 6 muaj patenta për shkak të mos respektimit të semaforit të kuq. 

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia