Çanta e shkollës peshon 2.7 kg
ja problemet që shkakton

Çanta e shkollës peshon 2.7 kg<br />ja problemet që shkakton
TIRANE - Fillimi i shkollës mund të jetë kënaqësi për fëmijët, por duhet të jetë një barrë për prindërit, të cilët duhet të mendojnë si t’u sigurojë komfort dhe siguri fëmijëve të tyre.
 
E rëndësishme për shëndetin e përgjithshëm të fëmijës është edhe mbajtja adekuate e çantave, të cilat, nëse nuk mbahen si duhet, mund të çojnë në probleme të ndryshme, madje edhe afatgjate, të lidhura me shpinën.

“Çantat e shpinës janë dizajnuara për ta shpërndarë peshën e barrës në mesin e muskujve më të fuqishëm të organizmit. Por, kur mbahen në mënyrë jo korrekte, mund të shfaqen lëndime si tërheqje ose ndrydhje muskulore, dhe probleme me qëndrimin e trupit”, thotë Dr Michael Wade Shrader, kirurg ortoped dhe zëdhënës i Akademisë Amerikane të Kirurgëve Ortopedë (AAKO).
 “Derisa disa prej këtyre lëndimeve mund të jenë të lehta, të tjerat mund të lënë pasoja afatgjata te fëmijët, dhe t’i përcjellin ata në moshë të rritur”, shton mjeku.

Më shumë se 24 mijë njerëz janë trajtuar në spitalet e SHBA-ve dhe ordinancat e mjekëve për lëndime të lidhura me shpinën gjatë vitit 2012, dhe afro 10 mijë prej tyre kanë qenë të moshës nga 5 deri në 18 vjeç.

KESHILLA PER NXENESIT
Fëmijët nuk duhet të mbajnë më shumë se 15 deri në 20 për qind të peshës së tyre trupore. Ata duhet të përdorin të dyja rripat e shpatullave në shpinë dhe t’i rregullolojnë rripat për ta mbajtur peshën sa më afër shpinës, këshillojnë ekspertët e AAKO. Ja edhe disa këshilla të ekspertëve për të parandaluar problemet e shpinës, të shkaktuara nga çanta e shkollës: Kur duhet të hapni, mbyllni ose çoni çantën, përkuluni në gju (mos u lakoni në shpinë); Largoni ose riorganizoni gjërat nëse çanta e shpinës është shumë e rëndë; kur i paketoni gjërat, vendosni ato më të rëndat poshtë dhe tek qendra e çantës; Mbani vetëm gjërat e nevojshme për atë ditë të shkollës ose për detyrat e shtëpisë.

STUDIMI
Specialistë të shëndetësisë në Kosovë kanë kryer një studim se sa peshojnë çantat e nxënësve dhe si rëndojnë ata mbi shëndetin e tyre. Dhe të përfundimet janë vërtet alarmante. Sipas specialistëve të shëndetit publik të Kosovës, çanta e shpinës së fëmijëve nuk është problematike thjesht për faktin se shkakton lodhje momentale të nxënësve, por edhe për shkak se shkakton dëmtime afatgjatë në shtyllën kurrizore. Studimi i kryer nga disa specialistë të arsimit, ka dalë në përfundimin se pesha e çantave të nxënësve, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vendet fqinjë, është mjaft e rëndë. Për disa klasa rezulton se pesha e çantës është tej normave të lejuara, në raport me peshën trupore, gjatësinë e nxënësit, gjatësinë e rrugës që ai përshkon, etj. Kësisoj, lypset “heqja” e pjesëve të tepërta që rrezikojnë kurrizin e nxënësve, si për shembull e kapakëve të rëndë. Sipas standardeve për limitet e ngarkesës fizike të fëmijëve në raport me peshën e trupit, 10 për qind, del se ngarkesa fizike e nxënësit të klasës së parë është për mbi 500 gram. Sipas kësaj, pesha e çantës duhej të ishte rreth 2.4 kg për djemtë. Sipas specialistëve të arsimit, por edhe mjekëve ortopedë, kjo peshë, prej disa kg, nuk është pak për moshën e fëmijës shtatëvjeçar, kur dihet se është moshë kur bëhet formësimi dhe rritja e trupit. Gjithashtu kjo është shqetësuese edhe për vajzat, ku pesha mesatare e trupit është 23.800 kg, ndërsa pesha mesatare çantës është 2.7 kg. Ngarkesa këtu është rreth 300 gram. Në shumë vende të botës kjo është alarmuar shumë. Matjet e bëra në fushën e fizioterapisë pediatrike kanë treguar se ka shumë nxënës me devijime të boshtit kurrizor

PRINDËRIT, SI TA ZGJEDHIN ÇANTËN

- Prindërit duhet t’u blejnë fëmijëve çantë që është me madhësi të përshtatshme për fëmijën

- Ata duhet t’i inkurajojnë fëmijët e tyre të tregojnë nëse ndjejnë mpirje ose therje të krahëve ose këmbëve, që mund të jetë një shenjë se çanta përshtatet keq ose se fëmija mban shumë peshë
 
- Këshilloni fëmijën tuaj ta vendosë dhe heqë çantën për të parë nëse kanë vështirësi, para se të nisen në shkollë. Nëse çanta duket shumë e rëndë, thoni fëmijës të largojë nga çanta disa libra dhe t’i mbajë ata në krahë për të lehtësuar barrën e shpinës
 
- Fëmijët duhet të këshillohen fillimisht të ndalojnë në dollapin e tyre (të shkollës, nëse kanë, ose të klasës) për t’i lënë aty disa prej librave më të rëndë

Shkrimi u publikua sot (19.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print) në suplementin Shendeti

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut