Kthimi i shtëpive në hapësira të gjelbra, të cilat në shumicën e rasteve ato që janë të shtruara me pllaka dhe beton nga sipër nuk është thjesht një çështje estetike, gjelbërimi i çatisë është gjithashtu një zgjidhje e shkëlqyer për rikthimin e vegjetacionit në zonat e ndotura.
Mjafton të mendojmë përfitimet që gjelbërimi është në gjendje tu ofrojë atyre që jetojnë në katet e poshtme, para së gjithash një qetësi natyrore dhe një ajër më të pastër.
Po rendisim disa nga avantazhet:
1-së pari, shtresa e dheut dhe e gjelbërimit ndihmon në izolimin nga vapa dhe të ftohtët.
2- kapaciteti i lartë i akumulimit që karakterizon shtresën e bimëve është gjithashtu një avantazh për rrjetin e asgjësimit të ujërave të shiut të qytetit, veçanërisht në rastin e shiut të dendur.
3-shtresa e bimëve shërben gjithashtu edhe si mburojë e pjesës së sipërme të ndërtesës kundër prishjes nga ngrirja në dimër apo i nxehti i madh në verë.
Kostoja e sistemit të mbulimit me gjelbërim të ndërtesave varion nga zgjedhjet që mund të bëhen.
Para realizimit të një çatie të gjelbër duhet të analizojmë ndërtesën, nëse është e mundur për tu realizuar apo jo.
Nëse, nga ana tjetër, është nevoja për të krijuar një kopsht të vërtetë,që të përdoret për të ecur mbi të, është e nevojshme të sigurohet një shtresë bimore më e lartë dhe më e rëndë, për të lejuar përzgjedhjen e bimëve me zhvillim të fortë dhe rrënjë të thella. Të dy sistemet kërkojnë një sistem vaditës.
[gallery]25301[/gallery]
Redaksia Online
A.Gj/Shqiptarja.com

FOTO









