ÇEÇENI- 4 policë kanë humbur jetën, ndërsa 4 të tjerë janë plagosur në një atentat me bombë, i tipit kamikaz, në kryeqytetin e vendit, Grozni.

Ministria e Punëve të Brendshme ruse raporton se atentati ndodhi jashtë një salle ku do të mbahej, pak pas sulmit, një koncert me rastin e “Ditës së qytetit të Groznit”. Gjithmonë sipas Ministrisë shpërthimi ndodhi gjatë kohës që oficerët e policisë po kontrollonin një të ri të dyshimtë, kohë kur ky i fundit aktivizojë dhe bombën.

“Oficerët e Policisë, në detyrë gjatë eventit, vunë re një djalë të ri që dukej i dyshimtë në afërsi të detektorëve të metaleve, në hyrje të salllës së koncertit. Në momentin që policia vendosi t’i bëjë një kontroll të imtësishëm dhe të zbulojë identitetin e tij, ky i fundit shpërtheu veten”- thuhet në një deklaratë zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme në Rusi.

Për momentin nuk raportohet që të ketë patur viktima mes civilëve. Ndoshta dhe për faktin se atentatori nuk mundi të vërë këmbë në brendësi të sallës.

Pas rënies së Bashkimit Sovjetik në vitin 1991 , Çeçenia pati një periudhë të shkurtër të pavarësisë de facto, dy luftëra me Rusinë dhe një kryengritje islamike.
 
Udhëheqësi i vendit, Ramzan Kadyrov, i mbështetur dhe nga Moska mbështetur i ka margjinalizuar së tepërmi aktivitetet e militantëve të dhunshëm në vend dhe në vitet e fundit ka mbikëqyrur një program të madh rindërtimi në Grozni. Por, ashtu siç dëshmon dhe ky atentat, në Çeçeni dhuna ekziston ende dhe pse sporadikisht.

Redaksia Online
(e.n/Shqiptaraja.com)