Çekët te Haxhinasto: Zgjidhje
për problemet e CEZ me KESH

Çekët te Haxhinasto: Zgjidhje <br />për problemet e CEZ me KESH
TIRANE - Zv. Kryeministri dhe ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Edmond Haxhinasto, priti në një takim Ambasadoren e Çekisë në Shqipëri, znj. Bronislava Tomasova.

Në bisedën mes tyre u nënvizua fakti i zgjerimit të aktivitetit të bizneseve të Çekisë në vendin tonë, në veçanti i kompanisë CEZ Shpërndarje, njoftoi METE. Ministri Haxhinasto dhe ambasadorja çeke, diskutuan edhe për problemet që ekzistojnë në marrëdhëniet e kësaj kompanie me KESH dhe institucione të tjera shqiptare, duke ndarë mendimin për shtimin e përpjekjeve në arritjen e një marrëveshjeje për zgjidhjen e problemeve financiare dhe teknike mes palëve.

Haxhinasto dhe znj. Tomasova diksutuan mes të tjerave edhe për investime të reja të kompanive të ndryshme çeke në Shqipëri në fushat e turizmit, sektorin e minierave, apo energjetikë.

Për këtë qëllim, palët biseduan rreth intensifikimit të bashkëpunimit mes Agjencisë AIDA dhe homologes çeke. Kjo do t’i shërbejë nxitjes së kontakteve dhe rritjes së prezencës së investimeve çeke në Shqipëri, përfundon njoftimi i METE.

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet 2025/ Begaj: I kënaqur që faktori politik u përfshi si drejtpërdrejtë, ashtu dhe tërthorazi! Kthejini zgjedhjet e pranverës së ardhshme në histori suksesi

Zgjedhjet 2025/ Begaj: I kënaqur që faktori politik u përfshi si drejtpërdrejtë, ashtu dhe tërthorazi! Kthejini zgjedhjet e pranverës së ardhshme në histori suksesi