Çekia fiton dhe shpreson,
Greqia pranë lamtumirës

Çekia fiton dhe shpreson, <br />Greqia pranë lamtumirës
Republika Çeke ka siguruar një fitore mjaft të rëndësishme përballë Greqisë, duke e nxjerrë këtë të fundit jashtë finaleve të Kampionatit Europian. Teksa vinin pas një humbje të thellë me rezultatin 4-1 me Rusinë, çekët kanë mbledhur forcat duke triumfuar me helenët dhe ringjallur plotësisht shpresat për një kalim të fazës së grupeve. Ndërsa grekët janë përshëndetur me këtë edicion të Kampionatit Europian duke mos mundur të shkojë më larg se kaq. Të besuarit e tranerit Fernando Santos kanë zhvilluar një paraqitje që ka lënë për të dëshiruar, duke mos arritur të ngjiten në nivelin mesatarë. Arma më e fortë e ekipit të Greqisë ka qënë grupi që e solli në fazën e finaleve pa asnjë humbje të pësuar. Por një tablo krejt tjetër ka qënë paraqitja në dy ndeshjet e finaleve, të shpërqëndrruar dhe pa ide në fushë. Ndërsa Çekia është rikthyer fuqishëm, trajneri Bielek ka gjetur recetën që brenda 6 minutave ka mposhtur kundërshatrin duke vendosur heshtjen në gjysmën e stadiumit Ëroclav. Ndeshja ka nisur në mënyrën e duhur për republikën Çeke duke surprizuar në minutën e 3’ me Jiracek pas një aksioni të bukur të nisur nga këmbët Rozickit, vetëm 3 minuta më pas Pilar, futbollisti më i mirë çek deri tani, ka vulosur fitoren. Në pjesën e dytë të ndeshjes Greqia ka reaguar duke ngushtuar diferencën me Gekas në minutën e 56’. Me këtë rezultat ka përfunduar e gjithë ndeshja.

(d.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Lejuan ndërtime të paligjshme në Shirokë, Prokuroria e Shkodrës dërgon për gjykim 9 zyrtarë të IMT-së dhe Kadastrës

Lejuan ndërtime të paligjshme në Shirokë, Prokuroria e Shkodrës dërgon për gjykim 9 zyrtarë të IMT-së dhe Kadastrës