Çelet ekspozita 'Sitet e Trashëgimisë
    Botërore të UNESCO në Turqi'

Çelet ekspozita 'Sitet e Trashëgimisë<br />    Botërore të UNESCO në Turqi'
Ambasada e Turqisë në Shqipëri në bashkëpunim me Institutin “Junus Emre”, me mbështetjen e Ministrisë Turke të Kulturës dhe Turizmit dhe Muzeut Historik Kombëtar Shqiptar, ka hapur ekspozitën fotografike me temë “Sitet e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në Turqi”, raporton Anadolu Agency (AA).

Të pranishëm në ceremoninë  e organizuar në Muzeun Historik të Shqipërisë ishin Ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Mirela Kumbaro, Ambasadori i Republikës së Turqisë në Shqipëri, Hidayet Bayraktar si dhe Koordinatori i Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim në Shqipëri, Prof Dr Birol Çetin. Gjithashtu të pranishëm ishin edhe të ftuar të tjerë dhe të interesuar për këtë ekspozitë.

Në fjalën e saj Ministrja Kumbaro u shpreh se trashëgimia kulturore turke ka një interes jo vetëm për shqiptarët, por për gjithë botën. “Është shumë e rëndësishme që si Turqia, ashtu edhe Shqipëria, por edhe vendet e tjera të Ballkanit ndajnë përveç historisë dhe kulturës së përbashkët edhe dashurinë dhe përkujdesjen për monumentet kulturore, por edhe faktin që janë në listën e përbashkët të UNESCO-s, ku të gjithë kemi kontributin dhe detyrimet tona”- u shpreh Kumbaro.

Ambasadori i Turqisë në Shqipëri, Hidayet Bayraktar u shpreh se synohet që kjo ekspozitë të hapet edhe në qytetet e tjera të Shqipërisë që janë pjesë e trashëgimisë së UNESCO-s. “Kjo ekspozitë do të jetë e hapur për publikun shqiptar deri më 1 prill. Në këtë ekspozitë do të paraqesim shumë fotografi nga sitet e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në Turqi. Gjithashtu ekspozita ndriçon edhe pikat e përbashkëta kulturore mes dy vendeve, Shqipërisë dhe Turqisë. Krahas Tiranës,synojmë që të hapet edhe në Berat, Gjirokastër, Sarandë, etj”- u shpreh Bayraktar

Bayraktar u shpreh se kjo ekspozitë është një shembull i mirë i bashkëpunimit kulturor mes Turqisë dhe Shqipërisë  dhe do të lërë gjurmë të pa shlyera në trashëgiminë kulturore botërore. Ekspozita “Sitet e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në Turqi” do të qëndrojë e hapur deri më 1 prill 2015.
 

Redaksia Online
(F.I/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Himarë/ Në dy qendra votimi në fshatin Kuç nuk ka nisur ende votimi! Në një QV u bë afishimi i listave sot

Zgjedhjet në Himarë/ Në dy qendra votimi në fshatin Kuç nuk ka nisur ende votimi! Në një QV u bë afishimi i listave sot