TIRANE - Me mbështetjen e Vodafone është çelur sot paradite në Hotel Tirana ekspozita fotografike në kuadër të Lëvizjes Paralimpike Shqiptare.
Në këtë aktivitet ishte i pranishëm ambasadori anglez Z. Nicholas Cannon, drejtues të Fondacionit Vodafone Albania, të Këshillit Britanik dhe Komitetit Olimpik Shqiptar.
“Lëvizja Paralimpike Shqiptare” është një ekspozitë me fotografi ku përshkuhet rrugëtimi i projektit për të përfshirë njerëzit me aftësi të kufizuara në sport, rrugëtim i cili kulmoi me organizimin e Lojërave Paralimpike në Shqipëri në qershor të 2012, si dhe pjesëmarrjen e parë të një atleti shqiptar në Lojërat Paralimpike Botërore Londër 2012.

(Foto nga ekspozita)
Projekti për integrimin në sport të njerëzve me aftësi speciale u implementua nga British Council me mbështetje nga Fondacioni.
Për këtë mbështetje British Council dhe Fondacioni Vodafone Albania u ndëruan me çmim mirënjohjeje për kontributin dhe mbështetjen e dhënë ekipit paralimpik shqiptar për pjesëmarrjen në Lojërat Paralimpike Botërore Londër 2012.

(Foto nga ekspozita)
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com