Çelet ekspozita “Besa”, si u mbrojtën hebrenjtë
nga shqiptarët gjatë Luftës II Botërore

Çelet ekspozita “Besa”, si u mbrojtën hebrenjtë<br />nga shqiptarët gjatë Luftës II Botërore
TIRANE- Në Biel-Bienne, Zvicër është hapur raundi i dytë i ekspozitës “Besa”, projekt i cili po realizohet nën kujdesin e tri ambasadave, të Shqipërisë, Izraelit dhe Kosovës në Zvicër. Në ceremoninë e hapjes ishin të pranishëm një numër i madh personalitetesh nga politika, duke filluar nga ambasadori i Izraelit në Zvicër Yigal Caspi dhe ai i Kosovës, Naim Malaj, Konsullja e Shqipërisë Eliverta Radomi dhe sekretari i parë i Ambasadës, Kastriot Noli.

Ndërkaq hapjen e aktivitetit e kanë bërë anëtari i komitetit për organizim në nivel të Zvicrës, Alain Pichard bashkë me këshilltarin në Asamblenë e qytetit Biel/Biene, Një program i pasur me muzikë, me fjalime përshëndetëse nga shumë oratorë ka shoqëruar aktivitetin kryesor, ekspozitën tashmë të njohur që ka bërë xhiro nëpër botë, me fotografi të fotografit amerikan Gerschmann. Grupi shqiptar i të rinjve valltarë me emrin “Besa”, si dhe grupi i instrumentistëve zviceranë interpretuan për të pranishmit valle shqiptare dhe pjesë muzikore zvicerane dhe izrealite.

Ndërsa e veçantë e kësaj mbrëmjeje kanë qenë prezantimi i një familjari të shqiptarëve që kanë mbrojtur hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Rexhep Hoxha kishte ardhur posaçërisht nga Tirana për të sjellë porosinë e përcjellë nga babai i tij, i cili për 14 muaj kishte strehuar dhe mbrojtur në shtëpinë e tij një familje hebreje. Për  rastin e tij bën fjalë edhe filmi amerikan “Besa” që do të prezantohet sot, të dielën, në një nga kinematë e qytetit Biel. Ekspozita do të mbahet e hapur deri me datë 19 shtator.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 14 Shtator 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) 

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Shqiptarët më të pasur, por dhe më borxhlinj, të ardhruat për frymë të shqiptarëve arrijnë 1.1 mln lekë! Borxhi për frymë i shqiptarëve pas cens shkon 610 mijë lekë

Shqiptarët më të pasur, por dhe më borxhlinj, të ardhruat për frymë të shqiptarëve arrijnë 1.1 mln lekë! Borxhi për frymë i shqiptarëve pas cens shkon 610 mijë lekë