Çelet ekspozita “Rrugëtimi i
fantazisë” në Galerinë e Arteve

Çelet ekspozita “Rrugëtimi i<br />fantazisë” në Galerinë e Arteve
TIRANE- Gjatë fundjavës në Galerinë Kombëtare të Arteve në sallën e ekspozitave të përkohshme mund te shikoni ekspoziten e piktorit George (Gjergj) Pali, lindur më 1957, me titull “The Journey / Udhëtimi”.
 
George (Gjergj) Pali i përket brezit të artistëve shqiptarë që u diplomuan gjatë viteve tetëdhjetë në Institutin e Lartë të Arteve (ILA) në Tiranë. Në vitin 1988 ai arratiset nga Shqipëria.
 
Sot ai jeton si artist i lirë në SHBA, në Stamford, Connecticut. Në këtë ekpozitë, e para e tij në Galerinë Kombëtare të Arteve, ai paraqitet me një numër pikturash në vaj të prodhuara kryesisht vitin e fundit në studion e tij.
 
Vladimir Myrtezai, kurator i ekspozitës, shprehet se “Krijimtaria e George Palit karakterizohet nga nje kërkim artistik intensiv i cili tregon rrugëtimin e piktorit me një fantazi të pasur, duke kombinuar zhanret e pikturës dhe kolazhit. Puna e Palit mbahet në dy kolona kryesore: në një reminishencë të nënndërgjeshme të artistit që ka lidhje me muzikën, të cilën ai shpesh e kthen në një formë tejet të instrumentalizuar në tablotë e tij, dhe së dyti, në një kolonë tjetër, që buron nga një udhëtim nën traumë i autorit ku shpesh ai i drejtohet zanafillës së jetës duke e përshkruar atë me një humor tragjik të hapur në pikturat e tij”.

Shkrimi u publikua sot (1.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Operacioni i SPAK/ Shqiptarja.com zbardh EMRAT! Ja për kë SPAK firmosi urdhërarrestet

Operacioni i SPAK/ Shqiptarja.com zbardh EMRAT! Ja për kë SPAK firmosi urdhërarrestet