Çelet ekspozita për nxënësit që
s'dëgjojnë, Peleshi: Mos u dorëzoni
Zv/Kryeministri Niko Peleshi ishte të dielën i pranishëm në çeljen e ekspozitës të Institutit të nxënësve që nuk dëgjojnë, në ambientet e Kryeministrisë, në Qendrën për Hapje dhe Dialog, (COD).
Zv/Kryeministri Niko Peleshi ishte të dielën i pranishëm në çeljen e ekspozitës të Institutit të nxënësve që nuk dëgjojnë, në ambientet e Kryeministrisë, në Qendrën për Hapje dhe Dialog, (COD).
Çelja është bërë në një ceremoni në praninë e shumë të ftuarve ministra, deputetë, përfaqësues të trupit diplomatik, të shoqërisë civile, të artit dhe kulturës, si dhe shumë të rinj mbështetës të Institutit të nxënësve që nuk dëgjojnë.
Ekspozita me piktura dhe punime me dorë, është njëkohësisht pjesë e nismës “Ëndrra ime”, ku qeveria financoi projektet inovatore të shumë të rinjve. Nxënësit kanë realizuar një pjesë të punimeve të ekspozitës duke punuar për rreth një javë në COD në Kryeministri, ku dhe sot hapën ekspozitën e tyre.
Në fjalën e tij, Zv/Kryeministri Peleshi përcolli mesazhin se gjithëkush duhet të gjejë talentin e tij. “Unë deri më sot nuk kam njohur askënd që të jetë supernjeri, por kam njohur njerëz që kanë qenë të kufizuar në disa drejtime, por që kanë qenë të suksesshëm në një drejtim tjetër. Unë mendoj se totali i aftësive të njeriut ka një njësi të barabartë, çka do të thotë, sqaroi Peleshi, se dikush që ka një aftësi të kufizuar, Zoti, natyra i ka dhënë një dozë talenti të shtuar në një drejtim tjetër, prandaj dhe ne duhet të gjejmë talentin”.
Ai theksoi se gjetja e talentit përveç se një detyrë individuale dhe familjare, është dhe një nga qëllimet kryesore të punës së qeverisë. “Përmes arsimit, përmes aktiviteteve jashtëshkollore, gjithësecili duhet të gjejë talentin e tij dhe zotësia e një sistemit të suksesshëm arsimor është pikërisht inkurajimi i të rinjve për të ndjekur talentin e tyre”, vijoi Peleshi.
Duke nisur nga shprehja e Steve Jobs, “zbuloni atë që dashuroni, sepse rruga drejt suksesit kalon gjithnjë nga zemra”, zv/Kryeministri Peleshi tha se të rinjtë e të rejat duhet të kthejnë ëndrrat e tyre në realitet, duke mos u dorëzuar asnjëherë. “Përmes këtij aktiviteti ne mund të gjejmë talente në fushën e pikturës dhe përmes aktiviteteve të tjera mund të gjejmë liderët e së ardhmes, këngëtarët, artistët, futbollistët e së ardhmes, prandaj mos u dorëzoni, punoni, dashuroni, pasi vetëm kështu do të arrini të fitoni”, u shpreh Peleshi, duke nënvizuar shprehjen edhe përmes gjuhës së shenjave./atsh
Sondazhi i ditës:
Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?
-
Të drejtë
39%
-
Të gabuar
55.3%
-
Nuk e di
5.7%
Vota total: 6326
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ekskluzive/ Report Tv sjell pamjet me dron nga përmbytjet në Vlorë! Rrugë, banesa, biznese e makina...gjithçka e zhytur në ujë
5 Tetor, 13:05
-
Edlir Tetova me mungesa në Korçë, trajneri i Egnatias: Luhatjet janë normale, pres ndeshje të bukur
5 Tetor, 13:05
-
Pukë/ I shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike, arrestohet në Morinë 33-vjeçari! Po tentonte të hynte në vend
5 Tetor, 12:51
-
Lufta/ Libani lëshon mbi 200 raketa kundër Izraelit! Ushtria izraelite vret liderin e Hamasit
5 Tetor, 12:42
-
Durrës, qarku ku mund të shtohet një mandat parlamentar
5 Tetor, 12:41
-
'Më bëni çfarë të doni!' Dogji gruan me benzinë, 45 vjeçari pendohet në gjykatën e Korçës: E di që kam bërë gabim
5 Tetor, 12:28
-
Përmbytjet në Vlorë, meteorologia: Reshje shumë intensive, në vlerat 184.2 mm brenda 6 orëve! Situata e vështirë kaloi
5 Tetor, 12:25
-
Superliga/ Laçi ‘buzë greminës’, Dinamo e mposht 2-1 dhe merr kreun! Sot dy ndeshje në program
5 Tetor, 12:25
-
PAMJET/ Vlora nën ujë, Forcat e ushtrisë pastrojnë zonën historike 'Muradie'
5 Tetor, 12:10
-
VIDEO/ Reshjet e dendura të shiut, në Vlorë përmbytet edhe stadiumi 'Flamurtari'! Uji 'pushton' dhomat e lojtarëve
5 Tetor, 12:09
-
E reja e Rugovës kritika qeverisë së Kosovës: S’duhet të prishim raportet me ndërkombëtarët! Rama: Shumë të vegjël për të fjetur të qetë, nëse s’kemi miq të mëdhenj
5 Tetor, 11:58
-
Përmbytjet në Vlorë/ Biznesi nën ujë, pronari: Dëmi shkon deri në 6 milionë! Ju jeni të parët që vini, asnjë s'ka ardhur
5 Tetor, 11:52