TIRANE - Organizohet për të parën herë në Tiranë Festivali i Formacioneve Muzikore Ushtarake-FFMU, të vendeve të NATO-s të rajonit të Mesdheut”. Edicioni i I-rë nisi dje dhe do tw vijojnë  nga datat 3-6 qershor 2013.

Në këtë festival marrin pjesë formacionet muzikore të:“Orkestrës Frymore Kombëtare të Forcave të Armatosura”, OKFKA-Shqipëri; “Orkestra Frymore e Aviacionit Ushtarak”-Greqi; “Orkestrës Frymore”-Turqi dhe përshëndet festivalin “Orkestra Frymore e Forcave të Sigurisë së Kosovës”, OFFSK-Kosovë.

Festivali synon të kthehet në një traditë të përvitshme dhe ka për qëllim që të promovojë muzikën si art dhe larminë e dimensioneve kulturore të saj, trashëgiminë kulturore shpirtërore tradicionale të vendeve tona, të nxisë turizmin dhe të  forcojë  lidhjet mes vendeve të rajonit të Mesdheut, anëtare të NATO-s, janë shprehur organizatorët dje në një konferencë për shtyp.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 04.06.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)