Çelet Festivali Marubi
në qytetin e Shkodrës
Arkivat e “Marubëve”, mjeshtërve të fotografisë shqiptare, janë restauruar dhe po dalin në dritën e diellit. Ekspozita me 60 foto historike të përzgjedhura nga Fototeka Marubi është çelur që më 10 korrik me synim promovimin e turizmit ndërmjet Shkodrës dhe Ulqinit”.
TIRANE- Arkivat e “Marubëve”, mjeshtërve të fotografisë shqiptare, janë restauruar dhe po dalin në dritën e diellit. Ekspozita me 60 foto historike të përzgjedhura nga Fototeka Marubi është çelur që më 10 korrik me synim promovimin e turizmit ndërmjet Shkodrës dhe Ulqinit”. Pas këtij projekti ndërkufitar IPA Shqipëri - Mali i Zi, financuar nga Bashkimi Europian në Tiranë Shkodra ka pritur mbrëmë edhe Festivalin Marubi. Marubi Festival do mbahet nga data 16 korrik deri më datën 7 gusht 2014.
“Qyteti i Shkodrës me këtë rast do të jetë një vendtakim kulturor, ku do të përfshihen intelektualë nga Tirana e Shkodra, por edhe turistë që do të vizitojnë qytetin”, tha drejtori i Fototekës Marubi, Luçiano Bedeni. Bedeni thekson se një jave pas inagurimit të “Marubi Route”, Bashkia Shkodër në kuadër të programit IPA Cross-border të Bashkimit Europian po vazhdon punën me programin e tyre “për të ringjallur vlerat e harruara të djepit të kulturës shqiptare, duke përdorur metoda gjithëpërfshirëse si konkursi i fotografisë dhe aktivitetet që do të mbajnë gjallë jetën kulturore artistike të Shkodrës gjate ditëve të verës.
Kjo iniciativë historiko-kulturore organizohet për herë të parë në qytetin e Shkodrës. Bedeni shprehet se kjo iniciativë i shërben çdo shkodrani e çdo shqiptari, që të ndërgjegjësohet “për vlerat që bart një qytet bashkëkohor e tradicional njëkohësisht si Shkodra”. Gjatë ditëve të festivalit në Shkodër do të zhvillohen këto aktivitete: Konkursi i fotografisë: “Eja fotografo Shkodrën dhe fito”, që do të bëhet në datat 19 deri më 20 korrik. Për konkursin janë menduar çmime të mëdha siç shprehen organizatorët “për një pasion të madh, në një qytet të mrekullueshëm!”
Më 19 Korrik, Konkursi 1-ditor i Fotografisë bëhet i hapur për të gjithë të pasionuarit e fotografisë. Gjatë ditëve të festivalit do të ketë edhe seminare të caktuar këto në fundjavë, të drejtuara nga fotografët më të mirë shqiptarë.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 17 Korrik 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.3%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4452
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do përfitojë 650 mln €
15 Janar, 20:43
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, meritë e Trump? Biden: Po bëjmë shaka? Ishte punë në ekip
15 Janar, 20:32
-
Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime
15 Janar, 20:26
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Hamas: Marrëveshja me Izraelin erdhi si rezultat i qëndresës palestineze
15 Janar, 20:18
-
E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve?
15 Janar, 20:09