Çelet konkursi për
restaurimin e fototekës "Marubi"

Çelet konkursi për<br />restaurimin e fototekës "Marubi"
TIRANE- Plot 20 ditë pasi do të prekte nga afër situatën e  rëndë në të cilët ndodhen thesaret e dinastisë Marubi, kryeministri Edi Rama njofton çeljen e konkursit për restaurimin dhe Muzealizimin e Fototekës Kombëtare ‘Marubi”.
 
Konkursi është çelur nga Ministria e Kulturës në bashkëpunim me Fondin Shqiptar të Zhvillimit dhe Altelier Albania.
 
Nëpërmjet këtij projekti, Ministria e Kulturës synon ta transformojë Fototekën Kombëtare “Marubi” në një institucion kulturor bashkëkohor, duke vendosur standarde të reja për funksionimin dhe drejtimin e saj. Një rikonstuksion i tillë do të ndihmojë jo vetëm në rritjen e numrit të vizitorëve, por edhe në përmirësimin e kushteve të ruajtjes së negativëve.
 
Dinastia Marubi i ka lënë shtetit një thesar të vërtetë, me afro 500,000 negativë fotosh, si edhe me dokumente historikë e objekte të fotografëve të mëparshëm.
 
Fotot e ruajtura në muze kanë një rëndësi unike jo për dokumentimin e historisë, etnografisë, ngjarjeve, mënyrës së jetësës në zonën e Shkodrës por paraqesin interes edhe në një rang më të gjërë rajonal.
 
Marubët njihen për realizimin e nudove të para në Shqipëri, por edhe pasurimin e historisë nëpërmjet dokumentimit të mjaft ngjarjeve historike.

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane