TIRANE - Një ekspozitë e veçantë është hapur në Muzeun Historik Kombëtar. Ekspozita e titulluar “100 vjet Pavarësi” me koleksione dhe eksponate të ralla nga koleksionistë shqiptarë do të qëndrojë e hapur për 4 ditë me rradhë në kryeqytet.
Ministri i Kulturës Aldo Bumçi dhe kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli e vlerësuan ekspozitën si një ndër aktivitetet më të veçanta në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë.
Ndërkaq organizatorët dhe pjesëmarrësit kanë theksuar për Tv A1 Report se në këtë ekspozitë ka edhe material që vijnë për herë të parë siç është një foto e Ismail Qemalit.
Pas Tiranës, ekspozita do të zhvendoset në Prishtinë për 3 ditë, në datat 18 deri më 21 Nëntor, më 22 Nëntor në Prizren dhe më 24-28 Nëntor në qytetin e flamurit në Vlorë.
(jd/eçshqiptarja.com)
/Shqiptarja.com