TIRANE- Panairi i librit “Tirana 2013” hapi siparin për të 16-in vit radhazi në qytetin e Tiranës, ku morën pjesë personalitete të huaj, shkrimtarë, botues dhe lexues të shumtë. Ministrja e Kultures, Mirela Kumbaro, Ambasadori Amerikan Aleksandër Arvizu, shefi i delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Ettore Sequi, Ambasadorja Franceze Christine Moro, përshëndetën hapjen e këtij aktiviteti të madh vjetor për librin.
Duke marë shkas dhe nga motoja e këtij panairi “Pirateria dhe informaliteti po e vrasin librin” ata theksuan rëndësinë e mbrojtjes së pronësisë intelektuale.
Në ditën e parë të panairit të librit ishin të pranishëm lexues të moshave të ndryshme të cilët u afruan pranë stendave për të bërë zgjedhjet e tyre.
Panairi i librit “Tirana 2013” do të zgjasë deri më datën 17 nëntor ku do të marrin pjesë 100 shtëpi botuese vendase dhe të huaja, institucione të arsimit të lartë dhe organizata të tjera që punojnë me librin.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com