Çelet panairi i zejtarisë, Klosi
Zero taksa për bisnesin familja

Çelet panairi i zejtarisë, Klosi<br />Zero taksa për bisnesin familja
Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi ka hapur para pak ditësh panairin e zejtarisë e kreativitetit në kryeqytet.

Klosi gjatë fjalës së tij u shpreh se do ketë zero taksa për bizneset familjare të zejeve. “Do të ketë lehtësi financiare për bizneset familjare të zeveje. Zero taksa për këto lloje bisnesesh”, u shpreh Klosi. Ministri tha gjithashtu se brenda 6 muajve do të ngrihet dhoma e zejtarisë. “Brenda 6 muajve ngremë dhomën e zejtarisë. Kemi ndërrmarrë nismën të mbrojmë prodhimin vendas. Jemi të vendosur të mbrojmë trashëgimine tone”, u shpreh Klosi.

Për ministrin Klosi është e papranueshme që në qendrat tona historike të tregtohen mallra importi. Ai u shpreh se zëri i zejtarëve duhet të jetë i bashkuar. “Zëri i zejtarëve duhet të jetë i bashkuar. Kshu mbrohet puna e tyre.

Është e pafalshme sikundër e papranueshme që në qytetet tona historike, pazaret e reja të tyre, në Shkodër, Korçë, Krujë, Lezhë, Berat, të mos ketë prodhime shqiptare”, u shpreh Klosi.

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Me kokainë të fshehur në pako dhuratash, arrestohen 4 shqiptarët në Itali

Me kokainë të fshehur në pako dhuratash, arrestohen 4 shqiptarët në Itali