Sot në orën 17.00 ambjentet e Muzeut Historik Kombëtar do të hapet edicioni i parë i Festivalit të Librit dhe Artit. Ky event organizohet nga Shoqëria e Librit Shqip, shoqëri që nisi të ekzistojë dy vite më parë, nën drejtimin e të ndjerit dhe mirënjohurit, Ardian Klosi dhe pjesëmarrjen e disa prej botuesve më seriozë shqiptarë:
Shtëpia Botuese Toena, Instituti i dialogut dhe Komunikimit, Skanderbeg Books, Omsca, Kuteli, Botimet Dudaj, Botart. Në panairin e librit marrin pjesë më shumë se 45 botues nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia të cilët do të ekspozojnë përpara vizitorëve titujt e rinj të pranverës, por edhe botimet më të mira ndër vite. Gjatë ditëve të Festivalit, dy sallat e promovimit në Muzeun Kombëtar do të jenë të zëna me pothuaj çdo orë-një promovim. Ndërsa të ftuar special sa i takon botës së librave janë dy autorë të huaj: Daria Bignardi, autore e “Akustikë e përkryer” dhe malazezi Andrej Nikolaidis.
Pjesa e arteve pamore, e pagëzuar me emrin artistik Pamur, do të kurohet nga Vladimir Myrtezaj. Pjesë e aktivitetit janë edhe dy juri, respektivisht për dy çmimet që do të shpallen në Festivalin e Artit dhe Librit, çmimi “Ardian Klosi” për autorin e vitit në publicistikë, i financuar nga rrjeti Traduki dhe “Puna më e mirë në artet Pamore”, për çmimin Danish Jukniu. Emrat e jurive do të jenë kofidencialë deri në momentin e dhënies së çmimeve.
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com