Në përfundim të fazës së grupeve në Ligën e Kampioneve grupi E është shumë i ndërlikuar, pasi kampionët e Europës, Çelsi mund t;i thonë lamtumirë kompeticionit nëse do të barazojë Shaktari me Juventusin në Ukrainë.
Aktualisht Shaktari udhëheq me 10 pikë, e ndjekur nga Juventusi me 9 pikë dhe Çelsi me 7. Londinezët kanë një sfidë shumë të lehtë përballë ekipit danez në shtëpi, të cilën e quajnë të kaluar dhe janë sy e veshë nga Ukraina. Një barazim në Ukrainë largon kampionët e Europës, por një humbje e Juventusit përmbys historinë.
Në prag të ndeshjes trajneri i Shaktarit, Lucesku ka deklaruar se nuk do të ketë favorizime. Biskota? “Biskotat më pëlqejnë por varet se si janë të kripura, apo të ëmbla. Ajo që mund të them është nuk do të ndikohemi aspak nga pozicioni final në grup i ekipeve të Juventusit dhe Çelsit. Do të zbresim në fushë për të marrë tre pikët, pasi kualifikimi, aq më tepër në vendin e parë është imazh pozitiv për Ukrainën.
Juventusi është super i motivuar. Për ne sfida ndaj tyre është një test i vërtetë përballë një profesori që quhet Juventus, që ka histori, prestigj, traditë” përfundon Lucesku. Ndërsa portieri Buffon ka bërë thirrje për qetësi, pasi Juventusi do të kualifikohet në raundin tjetër duke fituar sonte në Ukrainë.
(d.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com