Çelsi dhe Atletiko e Madridit do të luajnë sonte në mbrëmje në orën 20:45 për Super Kupën e Europës. Ndeshja si cdo vit do të zhvillohet në Monte Carlo. Çelsi vjen në këtë sfidë si fittues i Ligës së Kampioneve, pasi mundi në finale Bajenin e Mynihut në shtëpi. Ndërsa Atletiko e Madridit fitoi përballë ekipit të Atletikos së Bilbaos në derbin spanjoll të kompeticionit e dytë më të rëndësishëm në Europë për klube. Të dy ekipet janë përgatitur për të dhënë maksimumin në fushë për t'u ngjitur në podin më të lartë të kontinentit.
Finalja do të jetë mjaft e vecantë për yllin e ekipit të Çelsit, Fernando Torres, i cili më parë ka qënë pjesë e ekipit të Atletikos së Madridit, por tashmë kërkon fitoren përballë tyre duke harruar për 90 minuta nostalgjinë. Londinezët e drejtuar nga trajneri Di Mateo kuotohen si favoritë për të fituar finalen, por kjo nuk e pengon Atletikon e Madridit që të shpresojë në një mrekulli, e sidomos te lojtari i saj më i mirë. Falkao do të jetë në qendër të vëmendjes nga mbrojtësit e Çelsit, pasi mund të godasë në cdo minutë nëse Xhon Terry me shokë nuk tregohen vigjilentë në fushë.
(d.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com