Çelsi - Benfika do të jetë finalja e Ligës së Evropës. Pas një rruge shumë të gjatë londinezët dhe portugezët kanë arritur që të presin biletat për në finalen e madhe të kompeticionit të dytë për nga rëndësia në Evropa pas Champion League.

Fenerbace dhe Baseli nuk kanë mundur të shkojnë më shumë se në gjysmëfinale. Çelsi pas fitores në ndeshjen e parë n ë Basel ka mundur që të fitojë edhe ndeshjen e dytë në Londër duke mos e vendosur asnjëherë në diskutim kualifikimin për në finale. Baseli ka shënuar golin e parë të Angli në minutën e 45' duke vendosur heshtjen në stadium.

Por në minutën e 50' të ndeshjes është Torres që vendos barazpeshën e lojës. Brenda dy minutave është Moses që shënon golin e dytë për blutë. Ndërsa në minutën e 59' është heroi i ndeshjes së parë, David Luiz që shënon golin e tretë dhe të kualifikimit për herë të dytë për Çelsin në një finale Evropiane. Ndërsa Benfika pas humbjes në Turqi ka mbledhur forcat duke kthyer rezultatin në ndeshjen e mbrëmshme.

Vendasit kalojnë përpara në avantazh me Gaitan në minutën e 9', ndërsa Kyt barazon me penallti në minutën e 23', 10 minuta nga fundi është Cardozo që kalon në avantazh sërish vendasit. Në pjesën e dytë është përsëri Cardozo që trefishon rezultatin duke shkuar në finale. Pas përfundimit të ndeshjes trajneri i ekipit të Celsit, Benitez u shpreh i kënaqur me rezultatin dhe arritjen e finales duke premtuar se do të fitojnë trofeun. Sakaq, turqit janë larguar të zhgënjyer nga Portugalia pas humbjes 3-1.