Juventusi është kualifikuar për në raundin tjetër në Ligën e Kampioneve duke nxjerrë jashtë garës Çelsin. Fitorja tenistike me rezultatin 6-1 nuk ju ka mjaftuar të besuarve të Benitez për të vazhduar ëndrrën Europiane duke dorëzuar titullin kampion shumë shpejt.

Juventusit i ka mjaftuar një rezultat minimal 0-1 për të vazhduar. Avantazhi i "Zonjës së Vjetër" erdhi nga një autogol nga Kocher. Italianët zhvilluan një lojë mjaft të mirë në Ukrainë ,Shaktari nuk ishte shumë agresiv. Çelsi vazhdon garën në Ligën e Europës.

Në grupin F, Bayer Munih është kualifikuar i pari në grup, i ndjekur nga Valencia. Në grupin G, Barcelona dhe Celtic vazhdojë, ndërsa Benfika pavarësisht formës së mirë i duhet të vazhdojnë në Ligën e Europës.

Surpriza vjen nga grupi H, aty ku Galatasaray i bashkohet Manchester United në fazën tjetër duke nxjerrë jashtë loje Bragën që e mundi në shtëpi.

Argjentinasi Lionel Mesi ndrydhi gjurin e majtë dhe doli nga fusha e lojës me barelë.

Për të parashikohet një periudhë e gjatë riaftësimi, që mund ta pengojë të thyejë dhe rekordin e Gerd Myler pasi është shumë pranë.

(d.b/shqiptarja.com)