Çelsi humbi ndeshjen e kthimit kundër Rubinit me rezultatin 3:2, por falë fitores 3:1 në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin e saj para një jave, kalon në gjysmëfinale të Ligës së Evropës.
Fernando Torres shënoi që në minutën e 4' për Çelsin dhe me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë. Në pjesën e dytë vendësit në minutën e 51' arritën të barazojnë me Marcanos. Por katër minuta më vonë, Çelsi sërish kaloi në epërsi me golin e Moses. Rusët megjithatë kthyen rezultatin dhe me dy gola të Karadeniz dhe Natcho me penalltia kaluan në epërsi me 3:2. Me këtë rezultat ekipi londinez pritet i qetë shortin që do të hidhet sot në Nion të Zvicrës për të parë se me cilin ekip do të ndeshet në gjysmëfinale.
Ndërsa në raundin tjetër ka kaluar edhe ekipi turk i Fenerbaces që mposhti ekipin e Lazios në çerekfinale. Turqit treguan një formë shumë të mirë edhe në ndeshjen e kthimit në Itali duke treguar se e meritojnë gjysmëfinalen. Benfika është ekipi i tretë që ka prerë biletën për në raundin tjetër, pasi barazimi në Angli 1-1 nuk i ka hapur probleme me kualifikimin pasi fitoi 3-1 në Lisbonë duke qëndruar e qetë.
d.bshqiptarja.com
/Shqiptarja.com