Dy ndeshjet e Evropa League vërtetuan edhe njëherë se nuk është në lartësinë e Champion League, pasi nuk dhuruan spektaklin dhe emocionet e dy ndeshjeve të së martës dhe të mërkurës. Kështu Çelsi ka arritur të fitojë ndeshjen e parë në Zvicër përballë ekipit të Baselit me rezultatin 1-2. Ndeshja ka nisur shumë e mirë për ekipin e Çelsit që tenton të shënojë që në minutat e para, por vendasit bllokojnë tentativat e para, por jo vendimtaren në minutën e 12' me autorë Moses që mposhti portierin kundërshtar.
Me këtë rezultat mbyllet edhe pjesa e parë e ndeshjes. Ndërsa në fraksionin e dytë dy ekipet tentojë që të shënojnë gola të tjerë, por që deri në 3' minuta nga fundi nuk arrijnë që të gjejnë rrugën e rrjetës. Atëherë kur ndeshja po shkonte drejt fundit, vendasit fitojnë një penallti që kthehet në gol nga Socher i dhënë shpresë ëndrrës së Baselit për të shkuar në finale, por David Luiz nuk mendon kështu pasi shënon golin e dytë për Çelsin. Londinezët hodhën një hap të sigurt drejt finales së madhe për herë të dytë në një kompeticion Evropian brenda dy viteve.
E nxehtë ka qenë edhe sfida që është zhvilluar në Turqi mes ekipeve të Fenerbaces dhe ekipit të Benfikës. Ekipi portugez zbriti në fushë i kënaqur edhe sikur të merrte një barazim për të zhvilluar gjithcka në kthim, por ndodhi e kundërta, pavarësisht shumë vështirësive të ekipit turk. Fenerbace sulmon për golin e parë nga krahët dhe kundërsulmet e shpejta për të zënë në befasi ekipin e Benfikës, por miqtë u mbrojtën mirë duke mos lejuar prekjen e rrjetës.
Megjithatë në minutën e 45', turqit fitojnë një penallti duke pasur një mundësi të artë për të kaluar në avantazh. Goditjen e merr përsipër për ta ekzekutuar Cristiano, por që nuk tregohet i saktë. Rasti i humbur nuk dekurajon ekipin vendas që shënon me Kërkmaz në minutën e 72' të ndeshjes duke i dhënën një mundësi që të mbrojë rezultatin në Portugali për të shpresuar finalen.
/Shqiptarja.com