Çelsi ka rihapur kampionatin anglez të futbollit, pasi ka mundur ekipin e Mancehster City-t me rezultatin minimal 1-0. Fitorja e ka barazuar, Çelsin me City-n me 53 pikë në vendin e dytë të renditjes.

Ndalja e City-t ka bërë që Arsenali të kryesojë i vetëm në renditje me 55 pikë, 2 më shumë.

Ndeshja City-Çelsi ka qenë mjaft e fortë në të gjitha aspektet, por ndeshjen e vendosi goli i Ivanovic në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë të ndeshjes, City ka tentuar barazimin në të gjitha aspektet, por që nuk ka mundur të marrë barazimin, pasi blutë e Murinjos u rreshtuan mjaft mirë në mbrojtje duke mos lejuar prekjen e rrjetës.

Pas ndeshjes trajneri Murinjo u shpreh mjaft i lumtur me paraqitjen e futbollistëve të tij. “Zhvilluam një ndeshje mjaft të mirë, e merituam fitoren. Mund të kishim shënuar më shumë nëse do të ishim treguar të kujdesshëm para portës” u shpreh portugezi.


d.b/shqiptarja.com